English - The involvement of Kosovars in Syria is getting disturbing proportions. A mother from Pristina, Pranvera Abazi, 30, says that her husband, Arben, when he went to Syria a few weeks ago, took with him without her permission her son, Erion.
Kosovar couple's child is only 8 years old and is seen in Syria in the company of ISIS fighters. Pranvera wants her son back, KTV reports.
There are nearly two months since Pranvera Abazi imagines the return home of her son, Erion, 8-years-old, who must start the third grade next week. Erion has been taken by his father, Abaz, who went there to fight on ISIS's side against Assad forces.
"Every day in the morning I think he will come tonight. I'm waiting him, to go and get him at the airport, because all children goes to school in September," Pranvera Abazi said.
Abazi is horrified when saw the pictures of the first day of the forcible removal of her boy. He is seen in a photo released on Facebook with other children and with adult warriors, with the finger up - a sign that God is - and with the flag of ISIS. Pranvera recalls the moment when saw for the last time his son; her husband told her they were going for a few days in Rugova.
1 week later Pranvera received a message from Arben, in which he shows herself with Erion in Syria, KTV reports.
Pranvera says she has never thought that Arben could take the boy with him, even though he'd given no indication that he would go to fight.
In all these weeks, Spring has only spoken once on the phone with Erion.
"I have spoken with him very few words, I said to him that your Mom will be there to get you. There were other voices saying that he is with Muslim brothers. "I knew that my husband...he always kept saying that this not his place, I know were my place is, I will leave you alone," Pranvera says tearfully.
|
|
Erion in Syria in ISIS company |
Shqip - Përfshirja e kosovarëve në Siri merr përmasa shqetësues. Një nënë nga Prishtina, Pranvera Abazi, 30 vjeçe thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, mori me vete dhe pa lejen e saj djalin, Erionin.
Fëmija i çiftit kosovar është vetëm 8-vjeçar dhe shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS-it. Pranvera kërkon me dëshpërim që kushdo që e mban ta kthejë sa më parë në Kosovë djalin e saj të vetëm, raporton KTV.
Ka gati dy muaj që Pranvera Abazi imagjinon vetëm një skenë sa herë që nis dita e re – kthimin e djalit të saj, Erionit, në shtëpi. Erioni, 8 vjeç, që duhej të niste klasën e tretë javën e ardhshme, është në Siri. Atë e ka marrë me vete babai i tij, Arbeni, që ka shkuar atje për të luftuar krah ISIS-it dhe kundër forcave të Assadit.
“Çdo ditë në mëngjes mendoj se vjen sot në mbrëmje, them se hë po vjen sot. Jam duke e pritur, të shkoj ta marr në aeroport, shpresoj të vijë tani në shtator, sepse të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë”, deklaron Pranvera Abazi.
Nëna e tij është tmerruar kur ka parë sot fotot e para që prej largimit të dhunshëm të djalit. Ai shihet me të tjerë fëmijë dhe me luftëtarë të rritur, me gishtin lart – shenjë që Zoti është një – dhe me flamurin e ISIS-it. Pranvera, 30 vjeçe, kujton momentin kur e ka parë për herë të fundit djalin e tij, pasi që bashkëshorti i kishte thënë se po shkonin për disa ditë në Rugovë.
1 javë më pas gjithçka që ka marrë Pranvera është ky mesazh nga Arbeni, në të cilin ai vetëm i tregon se bashkë me Erionin është në Siri, raporton KTV.
Pranvera thotë se kurrë nuk e ka menduar që Arbeni do të mund ta merrte djalin me vete, edhe pse vetë kishte dhënë shenja se do të shkonte për të luftuar.
Në gjithë këto javë, Pranvera ka folur vetëm një herë me Erionin në telefon.
“Kam folur me të shumë pak, i kam thënë a pot ë vjen të të merr mami. Aty dëgjoheshin të tjerë që thoshin është me vëllezër myslimane dhe më nuk kam folur me djalin.Për burrin e dija, faleshe, thoshte une nuk e kam vendin këtu, unë e di ku e kam vendin, pos a tju lë ju rehat”, thotë mes lotëve Pranvera. |