Parliamentary Committees of Law and Security turned down with the votes of majority the decrees of President of the Republic which send back to parliament five important laws approved in July 31 parliament session. The committees convened without the presence of opposition rejected the decrees sending back to Parliament the the laws.
In committee debates left side deputies concluded the decrees of the President as "against the Constitution" and us "Parliament mockery".
In his speech, the head of Law Committee, Fatmir Xhafaj said that the new session that will be start on monday, will bi loaded because of Law Reform. Also, Xhafaj stressed that the reporesenters of the President didn't attend the Committee meeting, although they were informed. |
Shqip - Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai i Sigurisë rrëzuan sot me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës, që kthejnë për rishqyrtim në Kuvend pesë ligje të rëndësishme të miratuara në Kuvend në seancën plenare të 31 korrikut. Dekretet iu përcollën për votim seancës plenare të Kuvendit, e cila do të mblidhet të hënën.
Komisionet, e mbledhura pa praninë e opozitës, vendosën t’i rrëzojnë dekretet që kthejnë ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”; atë “Për organizimin dhe funksionimin e KLD-së”, dekretin “Për funksionimin e Gjykatës Administrative”; si dhe “Për ndarjen e re administrative”. Ndërsa komisioni i Sigurisë, si komisioni përgjegjës rrëzoi dekretin që kthen ligjin “Për Policinë e Shtetit”.
Në debatet e zhvilluara në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, deputetët e majtë i vlerësuan dekretet e Kreut të Shtetit në “shkelje të Kushtetutës’ dhe ‘një tallje me Kuvendin’. Anëtari i komisionit të Ligjeve, deputeti i LSI-së, Spartak Braho tha se “Presidenti Nishani është tallur me Kuvendin”, ndërsa shtoi se ai “po shpërdoron detyrën duke shkelur Kushtetutën”. Sipas deputetit Braho relacionet që shoqërojnë dekretet janë dëgjuar edhe herë të tjera, ndërsa i kërkoi komisionit të mos e zgjaste diskutimin për to.
Më herët në fjalën e tij kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se sesioni i ri parlamentar që nis të hënën, do të jetë i ngarkuar për shkak të reformës në drejtësi. Po ashtu, Xhafaj nënvizoi se përfaqësuesit e Presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, pavarësisht se ishin lajmëruar./atsh/ |