English
Ardian Bitraj, ex-responsible for the Ark Stoke in State Treasury, the one who has admitted the stealing of 713 million leks, decided to knock on the door of the Governor of the Bank of Albania, Ardian
Fullani to confess to the crime. Only when unable to meet the head of Bank of Albania - who was the man who has appointed him to the position of office manager Ark Stoke - he directed to his direct superior, Dorian Çollaku, and told the theft story.
"I act as the supervisor of the Ark Stoke. At this duty I was appointed by the Governor of the Bank of Albania, Ardian Fullani. Aware of the damage I've caused, and unable to return back the money, I decided to tell the truth. I went to the building where the Governor stands, but I could not meet him. An hour later, I met the director Dorian Çollaku and I told him what I deed", - stated in his testimony Bitraj.
Self-denouncement
Ardian Bitraj, has a long career as employee and manager in the banking system in Albania. As he himself stated, i the banking system he has started to work in 1993, initially at a commercial bank, and worked there until late 2003, which has been positioned in several different departments, from specialist to the role of office manager. Then, in 2004, Bitraj have worked in the savings bank, when the bank was privatized. In early 2005, he started to work at the Bank of Albania, as a responsible sector. In 2011, he was appointed by the Governor of the Bank of Albania, Ardian Fullani, as the responsible of Stok Ark office, where he stole 713 million and worked until the day he decided to denounce himselve to ex-director Dorian Çollaku.
In his testimony, Bitraj shows that there are 6 or 7 crates stolen and the value of money stolen should be approximately 600 million leks. "I collates coffers in a way that was impossible the inventarisation of an affected coffer. Affected coffers I filed with books or other items that do not lose weight. I've touched coffers by cutting of 5- thousand and the money I stole I putted inside my clothes. I want to emphasize that there were times during the day that I steald from the bank up to ten million.
The money is taken from the coffers once a month or once in two months, but I had not set a specific rule ", - Bitraj seys." Then, - explains Bitraj - in the postition of Ark Stoke manager, I managed to steal money from the bank in the last two months, by touching the olden money, who were scheduled to be destroyed by order of deputy governor. |
Shqip
|
Ardian Bitraj |
Ardian Bitraj, ishpërgjegjësi i Arkës Stok në Thesarin e Shtetit, i vetmi që ka pranuar të ketë vjedhur shumën prej 713 milionë lekësh, vendosi të trokiste në derën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për të rrëfyer krimin. Vetëm atëherë kur nuk mundi ta takonte kreun e BSH-së, - i cili ishte njeriu që e kishte emëruar në postin e përgjegjësit të zyrës së Arkës Stok, - ai iu drejtua eprorit të tij direkt, Dorian Çollaku, dhe i tregoi ngjarjen.
"Unë ushtroj detyrën e përgjegjësit të Arkës Stok. Në këtë detyrë jam emëruar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. I vetëdijshëm për dëmin që po shkaktoja dhe në pamundësi për të kthyer paratë në arkë, vendosa të tregoja të vërtetën. Vajta tek godina ku qëndron Guvernatori, por nuk arrita të takohesha me të. Një orë më vonë, kam takuar drejtorin Dorian Çollaku dhe i tregova për çfarë kisha bërë", - shprehet Bitraj në dëshminë e tij.
VETËDENONCIMI
Ardian Bitraj, ka një karrierë të gjatë si punonjës dhe drejtues në sistemin bankar në Shqipëri. Sikurse ka pohuar dhe vetë ai, në sistemin bankar ka nisur punë në vitin 1993, pranë një banke të nivelit të dytë, dhe ka punuar aty deri diku në fundin e vitit 2003, ku ka qenë i pozicionuar në disa drejtori të ndryshme, që nga specialist e deri në rolin e përgjegjësit të zyrës. Mandej, në vitin 2004, Bitraj mësohet të ketë punuar në Bankën e Kursimeve, edhe kur kjo bankë u privatizua. Në fillim të vitit 2005, ka nisur punë në Bankën e Shqipërisë, si përgjegjës sektori. Në vitin 2011, ai është emëruar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si përgjegjës i zyrës së Arkës Stok, nga e cila "zhvati" 713 milionët, detyrë që e ushtroi deri ditën kur ai vendosi të vetëdenoncohej tek ish-drejtori i Departamentit të Emisionit në Linzë, Dorian Çollaku.
Në dëshminë e tij, Bitraj tregon se ka vjedhur 6 ose 7 arka dhe vlera e lekëve të marra duhet të jetë afro 600 milionë lekë. "Unë i sistemoja arkat në mënyrë të tillë, që inventarizuesi ta kishte të pamundur inventarizimin e një arke të prekur. Arkat e prekura i mbushja me libra apo sende të tjera që të mos humbnin peshën. Gjithë kohës unë kam prekur arkat me prerje 5-mijëshe dhe lekët që merrja i fusja në rrobat e trupit. Dua të theksoj se, ka pasur raste që kam nxjerrë brenda ditës nga banka dhe dhjetë milionë lekë.
Lekët i merrja nga arkat një herë në muaj apo një herë në dy muaj, por nuk kisha caktuar një rregull të caktuar", - shprehet Bitraj. "Mandej, - sqaron Bitraj, - në detyrën e përgjegjësit të Arkës Stok, kam arritur të marr lekë nga banka dhe dy muajt e fundit, duke prekur lekët e dëmtuara, që ishin programuar për t'u asgjësuar me urdhër të zv.guvernatores. |