English
In a post on "Facebook" Brace says that a week ago they sent letters to Governor where they wanted full information regarding personnel, nepotism and clientelism of the Bank of Albania.
"A week ago we sent a letter to Fullani, requesting information on personnel, nepotism and clientelism. We asked information about costs and contracts. The deadline for Fullani to provide information ended yesterday "- Brace seys.
He further states that the Governor refuses to submit to Parliament information, thus hampering the work of the commission.
"Information is needed in the face of Supervisory Council. Economy Commission is responsible for the supervision of the Bank of Albania and will perform the task despite obstacles. Bank Theft case will not be closed because this is what Governor wants. This case will end only when the responsible persons will be unmasked. There will be legal changes that will release the Bank of Albania from politics"- Braçe seys.
|
Shqip
Në një postim në "Facebook" Braçe shkruan se para një jave i kanë dërguar shkresë Guvernatorit Fullani ku i kanë kërkuar informacion të plotë lidhur me personelin, nepotizmin dhe klientelizmin e Bankës së Shqipërisë.
“Para një jave i dërguam shkresë Fullanit. Informacionet e kërkuara mbi personelin, nepotizmin, klientelizmin. Kërkuam informacion për shpenzimet dhe kontratat. I lamë Fullanit një javë kohë për të dhënë informacion. Afati për informacion nga Fullani mbaroi dje”- shkruan Braçe.
Më tej ai thekson se Guvernatori refuzon të dorëzojë në Kuvend informacionin duke penguar në këtë mënyrë punën e komisionit. “ Informacionet janë të domosdoshme para seancave dëgjimore me Këshillin Mbikëqyrës. Komisioni i Ekonomisë e ka për detyrë mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe do e kryejë detyrën pavarësisht pengesave. Vjedhja e bankës nuk mbyllet se do Guvernatori. Vjedhja si çështje do mbyllet vetëm pasi të dalin përgjegjësit. Do ketë ndryshime ligjore që e çlirojnë Bankës e Shqipërisë nga politika” – shkruan Braçe. |