English
60-year old man, who is the secretary of SP deputy Koço Kokëdhima, asks mother of 4 children to have sex with her 14-year-old daughter in order to get her employed..
The sickening scandal is revealed today, according to media.
A.B., mother of 4 underage children, asked the secretary of Kokëdhima, Agron Cane, to get her employed in office, because she is in a poor economic condition and has four children to feed.
In exchange, Agron Cani conditioned her employment with sex with her 14-year-old daughter.
Broken and in a poor psychological condition, A.B. asked some journalists to record her when speaking about the sickening scandal with Agron Cane. Everything is recorded in a video, which according to media, will be published at 07:00 pm by news 24 television.
Agron Cane is arrested by police today at 12:00 am.
Is expected that this sickening scandal will influence the political future of Kokëdhima.
However, everything is to be seen.
| Shqip
Bisedat e sekretarit të deputetit socialist me nënë e katër fëmijëve, të cilës i kërkon marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur. “Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tëndë ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”.
SARANDË – Mos paç hallë të kërkosh një vend pune në administratën shtetërore, se përfaqësuesi i zyrës së deputetit socialistë të kërkon nderin e vajzës 14 vjeçare.
A. B., nëna e katër fëmijëve të mitur, kishte besuar se punësimi tashmë mund të sigurohet lehtësisht, fal çeljes së zyrës së deputetit socialist të qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima.
Në fillim të muaj mars, A. B., takon sekretarin e deputetit, Agron Cane për të kërkuar punë.
Ai është treguar i gatshëm për ta ndihmuar këtë grua pa burrë.
“Im shoq u aksidentua në punë teksa punonte si muratorë pesë vite më parë. Ai përfundoj i vdekur në trotuar nga skela e objektit në ndërtim”, tregon A. B., me pak fjalë historinë.
A. B., thotë se gjendja e saj ekonomike është vështirësuar pas tragjedisë.
“Jetoj si mos më keq, por këta që kanë ardhur në pushtet të kërkojnë nderin e vajzës”, thotë ajo.
Sipas saj, sekretari i deputetit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane ka kërkuar të bëj dashuriçka me vajzën e saj në këmbim të të mirave materiale.
“Deri dje isha e etur pas Partisë Socialiste, por kam gabuar rend”, më thotë A. B.
Agron Cane, i denoncuar nga shtetasja A. B.
Agron Cane, i denoncuar nga shtetasja A. B.
Më tej, A. B., kërkon ta ndihmoj me një kamerë të fshehtë, pasi siç shprehet ajo, do të jap një lajm për të kuptuar se çfarë ndodh me njerëzit në nevojë ku shkon të kërkojnë punë.
“Aman të lutem më ndihmo. Kam shkuar shumë herë për të qarë hallet e mia tek sekretari dhe kërkon si kusht dashuriçka. Ky veprim nuk është rastësi”, thotë e përlotur A. B.
“Nuk dua t’i jap atij qenin gjënë më të shtrenjtë”, thekson ajo, ndërsa shton se “Nuk ka turp më të madh për një burrë 60-vjeçarë të të poshtëroj vajzën”.
INVESTIGIMI
Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë, kërkon të mbizotëroj në çdo aspekt të jetës së A. B., madje siç thotë ai në kamerën e fshehtë: “Vajzën do ta mbaj si një lule”.
“Ti tashmë i kalove të gjitha vështirësitë dhe ke forcë”, i jep zemër nënës së 14 vjeçaresh, Agron Cane.
Agroni është i gatshëm ta ndihmoj këtë familje pasi të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Gjatë bashkëbisedimit midis dy protagonistëve që u zhvillua në katin e dytë në selinë lokale të Partisë Socialistë, që ndodhet pranë muzeut të qytetit bregdetar, Agroni tregon shenjat e lumturisë, pasi mendon se e ka arritur qëllimin e tij 7-mujorë.
“Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Ti mos çaj kokë”, i jep siguri Agroni nënës së 14 vjeçaresh
Agroni është marrëzuar pas trupit të njomë të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “9-tetori”, madje mundohet të hiqet si profesionist në lëndën e seksit.
Më tej, Agroni shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë i maksimal, pasi, siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla, plus që seksin do ta bëj ngadalë – ngadalë.
“Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks”, këshillon Agron Cane.
E di si është puna e femrës, vijon Agroni, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të krye seks, aq më e freskët është.
Agroni thotë se vajza nuk do pësoj asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, madje shton se 14 vjeçaresh do t’i pjellë kokoshi, duke nënkuptuar të mirat materiale që do të përfitoj pasi të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës.
“Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i bashkisë, dije se vajza jote do shikoj të ardhmen”, shprehet Agron Cane.
Agron i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëqoftëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë.
Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë A. B., t’i telefonoj 14 vjeçaresh të vij në zyrë, pasi thjeshtë do ta përgatisi për aktin final.
“Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tëndë ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane.
Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetra femra janë lutur për të seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi siç thotë ai nuk është manjak seksual.
“Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjeja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi”, rrëfen Agron Cane në kamerën e fshehtë./investigim.al/
|